Musmurati: Tetori do të na gjejë me një shkollë të re, moderne, që i plotëson të gjitha nevojat e nxënësve të Vranidollit

Drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati, ka njoftuar se në muajin tetor do të hapet shkolla e re në Vranidoll. Sipas saj, objekti i këtij institucioni arsimor do të jetë modern dhe miqësor në krejt Prishtinën

Pamjet nga shkolla e re në Vranidoll

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se në muajin tetor do të hapet shkolla e re në Vranidoll, e që sipas saj, objekti i këtij institucioni arsimor do të jetë modern dhe miqësor në krejt Prishtinën.

“Në qeverisjen tonë jodiskriminuese, infrastruktura shkollore do të jetë moderne dhe miqësore si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatrat e saj. Kjo është shkolla e re në Vranidoll që do të hapet në tetor”.

“Bashkë me drejtorin e shkollës sot vizituam punimet në shkollën e re dhe u ndamë shumë të kënaqur me dinamikën e punëve që po vazhdojnë çdo ditë”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka përfunduar se muaji tetor do të jetë muaji me një shkollë të re në kryeqytet, moderne dhe që i plotëson nevojat e nxënësve të Vranidollit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika