Me urdhër të Gjykatës Speciales ndalohet Nait Hasani

Nait Hasani, ish-i burgosur politik, deputet dhe ambasador, u shoqërua nga hetuesit e misionit të EULEX-it në Fushë-Kosovë ditën e diel, rreth orës 14:30. Ky shoqërim zgjati përreth tri orë dhe kishte të bëjë me konfiskimin e telefonit të tij personal sipas urdhrit të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale

Nait Hasani

Ish-i burgosuri politik, deputeti dhe ambasadori, Nait Hasani, të dielën e 13 shtatorit është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Sipas informatave që ka siguruar “Epoka e re”, shoqërimi i tij ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Këto informacione janë konfirmuar nga vetë Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ka ndaluar dhe për tri orë radhazi është mbajtur në bazën e tyre.

Hasani ka thënë se me urdhër të Dhomave të Specializuara i është konfiskuar telefoni personal.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika