Vdes gazetari i pestë duke mbuluar luftën Rusi-Ukrainë

Një reportere ruse ka vdekur nga granatimet ruse, gjersa po filmonte shkatërrimin në një qendër tregtare në Kiev, duke u bërë  gazetarja e pestë që vritet, që nga pushtimi i Moskës, më 24 shkurt.

Sergiy Tomilenko, kreu i sindikatës së gazetarëve ukrainas, ka deklaruar vdekjen në një deklaratë në Facebook, duke thënë se Oksana Baulina po raportonte për pasojat e një granatimi. Gazetarja në fjalë kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndimor i Lviv për portalin “The Insider”, këtë e ka deklaruar gazeta në fjalë.

Sipas gazetës “The Insider”, gazetarja në fjalë kishte dërguar më parë disa raporte nga Kievi dhe nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv.

Oksana Baulina më parë ka punuar, gjithashtu, për Fondacionin Kundër Korrupsionit të liderit rus të opozitës, Alexander Navalny.

Në postimin e bërë nga gazeta “The Insider” u shprehet ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e gazetares.

Baulina është një nga pesë gazetarët që janë vrarë në një muaj luftë. Ndërsa, nga sulmi që ndodhi në lagjen Podolsky të Kievit, janë plagosur edhe 2 persona.

Të paktën katër reporterë të tjerë janë vrarë gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë Brent Renaud, një regjisor amerikan, Evgeny Sakun, një kameraman i televizionit Kyiv, kameramani irlandez Pierre Zakrzewski dhe producentja ukrainase Oleksandra Kuvshynova.

Ekipet e lajmeve televizive botërore kanë përshkruar se kanë qëlluar ndaj gazetarëve edhe pse e kanë identifikuar veten si gazetarë, duke nxitur spekulime se ata ishin shënjestruar me qëllim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika