Kurti mirëpret delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Kryeministri Kurti, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Ahmeti, kanë mirëpritur në delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE)

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, këtë të martë kanë mirëpritur në ndërtesën e Qeverisë delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të udhëhequr nga deputetja Ingjerd Schou.

“Aty u diskutua për aplikimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kryeministrit ritheksoi dhe rikonfirmoi përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si vlera kryesore e Këshillit të Evropës e të përbashkëta me Kosovën”, njofton Kryeministria.

Pamje nga takimi

Kurti ka njoftuar delegacionin nga Norvegjia me aktualitetin politik, zhvillimet e fundit, dhe punën e qeverisë.

“Diskutuan për përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për progresin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në dy vitet e fundit që e kanë bërë aplikimin tonë të natyrshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti ka falënderuar Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe për përkrahjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika