Zjarrfikësi: Kemi mungesë të automjeteve për fikjen e zjarreve

Muhamet Reqani, zjarrfikës, ka thënë se kanë mungesë të automjeteve për fikjen e zjarreve, por në anën tjetër, sipas tij, numri i thirrjeve është "jashtëzakonisht i madh”

Muhamet Reqani, zjarrëfikës

Muhamet Reqani, zjarrfikës, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se kanë mungesë të automjeteve për fikjen e zjarreve.

“Automjetet për të cilat do të duhej të ishin ne kemi mungesë. Për momentin e kemi vetëm një automjet për zjarre fushore-malore në Prishtinë”, ka thënë Reqani.

Reqani ka bërë të ditur se numri i thirrjeve që bëhen është i madh. “Numri i thirrjeve është jashtëzakonisht i madh”, ka treguar Reqani.

Reqani ka shtuar se dhe vetë fikja e zjarreve është e vështirë për zjarrfikësit.

“Janë të mundimshme, ke për të kaluar barriera. Do të durosh temperaturën. Këto zjarre nuk mund t’i fikësh me aparat të frymëmarrjes që i përdorim për zjarret e brendshme. Lirohen gazra, ka dhe mbeturina në këto raste. Lirohen shumë lloje të helmeve që janë të dëmshme për trupin e njeriut, të cilat u ekspozohen gjithmonë zjarrfikësve”, ka rrëfyer ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika