Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar përsëri për vrasjen e policit të Kosovës në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“MIRËMËNGJES

me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”.

Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë Edi Rama, në nderim të zyrtarit policor që u vra mëngjesin e 24 shtatorit nga një grup terrorist, në veri të Kosovës.

Rama, gjithashtu ka reaguar gjatë ditës kur po vazhdonte përleshja e policisë me grupin terrorist.

u

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur”, kishte shkruar Rama.

Më tutje, ai ka thënë se Komuniteti euroatlantik duhet të marrë masa para se eskalimit të mëtejshëm të situatës, pasi sipas Ramës, kjo mund të “dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika