Inceneratori i Fierit: Dënohen me burg Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 10 vjet burgim Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit

Inceneratori i Fierit: Dënohen me burg Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme në Tiranë ka dhënë dënimet për të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka fajtor tri akuzat. Dënohet 10 vjet me zbritje, dënimi një e treta, dënohet 6 vjet e tetë muaj.

Heqje e së drejtës për funksione publike pesë vjet.

Alqo Bllako i pafajshëm për shpërdorim detyre të funksionarit, por rikualifikohet vepra në shpërdorim detyre të nëpunësit.

Dënohet me katër vjet, zbret një e treta e dënimit dhe i qëndron 2 vjet e tetë muaj burgim.

ITS si shoqëri shpallet e pafajshme dhe i hiqet sekuestro.

Pëllimb Abeshi dënohet me 3 vjet e 6 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet e tetë muaj. Në përfundim pezullohet dënimi dhe vihet në provë për katër vjet.

Arben Dervishaj i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Klodian Zoto i pafajshëm për akuzat e korrupsionit aktiv. Dënohet 2 vjet burgim për korrupsion pasiv, plus shtatë vjet skema mashtruese, plus tetë vjet pastrim parash.

Në përfundim dënohet me 12 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbresin në 8 vjet burgim.

Arjola Kodra shpallet e pafajshme për korrupsion./TCh 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika