Mediumi boshnjak raporton se Milan Radoiçiq dyshohet se është plagosur gjatë sulmit në veri

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, raportohet se është në mesin e sulmuesve të plagosur në Banjskë

Mediumi boshnjak “Istraga” ka raportuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është në mesin e sulmuesve të plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Ky medium raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, por që më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë.

Milan Radojiçiq i cili prej kohësh është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listë të zezë të Amerikës, ndodhet në Serbi dhe po trajtohet në spital, sipas medias “Istraga”.

“Milan Radojiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është plagosur gjatë një sulmi terrorist në Kosovë. Sot në disa raste kemi tentuar të kontaktojmë me Radojiçiqin. Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespondencës, i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po i jepej ryshfet. Sipas informacioneve të mediumit Istraga,  Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe po trajtohet. Dokumentet e tij u gjetën në makinat e sekuestruara”, thuhet në shkrimin e mediumit boshnjak.

Ndryshe, gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.

Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika