Hovenier reagon për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar përsëri lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hovenier ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm.

Hovenier është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika