Me çfarë pasaporte udhëtoi Osmani në Spanjë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. Por, këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia, ka treguar se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës në Spanjë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ishte një qytetar që pyeti se si ka udhëtuar Osmani në Spanjë, ndërsa atij iu përgjigj këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia.

Vitia tha se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize të lëshuar nga ambasada e Spanjes në Shkup, kurse udhëtimi nepërmjet Vjenës. Te gjitha me pasaportë të Republikës së Kosovës. Nuk është hera e parë që kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.” – shkroi ajo në X.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika