Në Mbretërinë e Bashkuar emërohet një klasë me emrin e këngëtarit Ed Sheeran

Shkolla fillore 'Pot Klin' në Angli, ka emëruar njërën nga klasat me emrin e këngtarit të mirënjohur, Ed Sheeran. Ndërsa, ky i fundit i ka befasuar nxënësit me një video-mesazh falënderues

Nxënësit e shkollës, Pot Klin, në një koridor shkollor

Shkolla fillore, ‘Pot Kiln’, në Mbretërin e Bashkuar, ka emëruar një nga klasat e saj sipas këngëtarit të njohur Ed Sheeran, i cili është zgjedhur si një nga 12 figurat frymëzuese.

Shkolla në fjalë ka mbetur e befasuar pasi ka marrë një video-mesazh surprizë nga Ed Sheeran.

Nxënësit nga shkolla fillore, Pot Kiln, në vendin e shtëpisë së Sheeran-it në Suffolk, u befasuan me video-mesazhin nga këngëtari, i cili i ka falënderuar për mbështetjen e tyre.

Shkolla në fshatin, Great Cornard, në rajonin e Suffolk të Anglisë, ka emëruar të 12 klasat sipas njerëzve që, sipas tyre, janë frymëzues, kështu duke përfshirë Ed Sheeran-in.

“Ai ishte i lartë në vlerësimin tonë dhe tashmë vetëm është ngritur”, ka thënë mësuesja kujdestare e klasës, Laura Jestico, raporton BBC, transmeton Portali D.

Klasa e titulluar “Sheeran Class”, ka bërë një asamble të mrekullueshme për Edin, për muzikën e tij, jetën e tij dhe i kanë dërguar atij një pjesë të tyre.

Dhe, videoja e këngëtarit është një përgjigje falënderuese ndaj kësaj, është thjesht dhe kaq e sjellshme sipas mësueses kujdestare, duke e cilësuar se është vetëm një shenjë e njeriut që ai është.

“Fëmijët janë absolutisht të zhurmshëm që dikush aq i famshëm dhe aq i talentuar si ai ka gjetur kohë për t’u kujdesur për atë që po bënin nëntë dhe dhjetëvjeçarët në një shkollë lokale në Suffolk”, ka deklaruar mësuesja kujdestare e klasës, raporton BBC, trasnmeton Portali D.

Ed Sheeran

Shkolla në fjalë, ka ndarë video-mesazhin nga Sherean, i cili ishte 13 sekonda, duke i falënderuar ata në rrjetet sociale.

Në video-mesazhin që ia ka dërguar shkollës, këngëtari me famë botërore u ka thënë, “Hej të gjithëve në shkollën fillore Pot Kiln, unë jam Ed Sheeran. I kam parë të gjitha gjërat që keni bërë, faleminderit shumë që jeni kaq mbështetës për mua dhe muzikën time”.

Gjithashtu, ai është shprehur se të gjithë ata janë të mrekullueshëm, dhe u ka uruar një pushim të këndshëm javor.

“Shumë dashuri për ju, dhe vazhdoni të jeni vetvetja”, ka përfunduar Sheeran.

Ndërkaq, klasat e tjera të shkollës kanë marrë edhe emrat e yjeve të sportit, ambientalistëve, muzikantëve dhe figurave historike.

Krahas Sheeran-it, njerëz të tjerë frymëzues përfshijnë futbollistin Marcus Rashford, autorin për fëmijë Beatrix Potter, prezantuesin e jetës së egër të BBC-së Sir David Attenborough, adoleshenten ambientaliste Greta Thunberg, aktivisten amerikane për të drejtat civile Rosa Parks dhe yllin e popit David Bowie.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika