Sot seanca ndaj Hajdarit për aksidentin, dëgjohen përfaqësuesja e të dëmtuarës dhe e pandehura

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të dal para gjykatës sot për aksidentin që ndodhi më 10 prill 2022, ku një fëmijë pësoi lëndime të lehta. Në seancën e sotme pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe vetë ministra Hajdari. Në seancën e fundit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari nuk kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit. Ndërsa, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të mbyllë seancat ndaj ministres Hajdari për publikun

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sërish do të dalë sot para Gjykatës për aksidentin që kishte ndodhur më 10 prill 2022, ku një fëmijë kishte marrë lëndime të lehta.

Në seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe e pandehura Hajdari.

Pas seancës së fundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur t’i mbyllë për publikun seancat ndaj ministres Hajdari.

Më 12 tetor 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura, pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes, është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika