Dyshimet për dhunimin e 10-vjeçares në Gjakovë, caktohet masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar

U është caktuar masa e paraburgimit nga një muaj paraburgim të dyshuarit dhe të emës që dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një 10-vjeçare

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit dhe nënës që dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

Muqaj ka thënë se nënës së 10-vjeçares i është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika