Kush është Nazim Bllaca, është i vdekur apo i gjallë?

Një deklaratë e avokatit të Kadri Veselit për Nazim Bllacën, për të cilin tha se ka vdekur ka hedhur shumë pikëpyetje, pasi menjëherë pas asaj deklarate vëllai i Nazim Bllacës ka thënë se ai është gjallë

Në seancën e së premtes në Hagë, u soll në skenë përsëri emri i Nazim Bllacës, për të cilin avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, tha se ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson

Menjëherë pas kësaj deklarate të avokatit Ben Emerson, RTV Dukagjini ka kontaktuar vëllain e Nazim Bllacës, Liman Bllaca, i cili e mohoi kategorikisht një deklaratë të tillë.

Ai tha se me të vëllain e tij ka kontaktuar para dy javësh, kurse fizikisht e ka parë para një muaji.

“E ka bërë një deklaratë të rrejshme Emerson… Emersoni nuk mund ta mbrojë Bllacen, ai mund të flasë kundër tij…normal që ato janë ai duhet të flasë diçka për të mbrojtur Veselin e për të sulmuar Bllacën. Unë fola me prokurorë të Eulexit edhe thanë që ai është në top formë… Para 10 minutash kam folur me prokurorë…është në gjendje të mirë shëndetësore. Me Nazimin kam folur para 2 javësh, e kam parë para 1 muaji, kemi ndenjur e kemi pirë”, ka thënë ai.

Nazim Bllaca

Kjo edhe ka krijuar paqartësi se cili version është i vërtetë. Por kush ishte Nazim Bllaca të cilit po iu përfolet përsëri emri?

Daljen e parë publike Nazim Bllaca e kishte bërë në vitin 2009, ku edhe kishte dalë në mënyrë publike duke pretenduar se si pjesëtar i Shërbimit Informator të Kosovës (SHIK), ka marrë pjesë në disa atentate, plagosje e rrëmbime. Këto vepra, Bllaca thoshte se i kishte kryer me urdhër të ish-krerëve të SHIK-ut.

Ndërkaq, Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli i kishte mohuar pretendimet se Nazim Bllaca ishte anëtar i kësaj organizate, sipas tij, ai asnjëherë nuk kishte kryer ndonjë shërbim për SHIK-un.

Ai e kishte përmendur emrin e Azem Sylës, si njëri nga ata që kishte dhënë urdhër për veprat që i përmendëm.

Ja ku ndodhet Nazim Bllaca

Pas këtyre deklaratave ai u mor nën mbrojtjen e Eulex-it.

Ndaj tij u zhvilluan tri procese gjyqësore, që njihen si “Rasti Bllaca1, Bllaca 2 dhe Bllaca 3”, në të cilat procese u dënuan disa persona.

Në procesin Bllaca 1, me 18 vjet burg ishte dënuar Fahredin Gashi, nën akuzat për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999. Me 6 muaj burgim me kusht ishte dënuar Hysri Rama.

Ndërkaq, në rastin Bllaca 2 ishin dënuar me 12 vjet burg Sadik Abazi, me 7 vjet Driton Hajdarin, Bekim Syla me 12 vjet, Shaban Syla me 8 dhe Shpresim Uka me 15 vjet burgim.

Më 2013 në rastin  Bllaca III vetë Nazim Bllaca ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika