Kurti në Tiranë kërkon nga ndërkombëtarët ta dënojnë sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët ta dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë ka thënë se e ka dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“E kam dënuar dhe njëherë, dhe kam kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmin terrorist, kriminal, aktin e gresionit të Serbisë në Kosovë që vrau rreshtërin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë, që paraqet cenim të integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë tonë nacionale, kombëtare”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën.

“Po ashtu kemi nevojë për siguri për Kosovën, më shumë siguri për Kosovën, është çështje e sigurisë këto sulmet e vazhdueshme…Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë dhe siguri për Kosovën”, ka thënë ai.

Më herët Kurti ka thënë se edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenociadale, Kosova kërcënohet me invazion nga Serbia.

Kurti, gjatë fjalës tij ka komentuar sulmin terrorist në Banjskë të Zvenaçit, më 24 shtator, duke kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare që ky akt i sponsorizuar nga Serbia duhet të ndëshkohet.

Lexo dhe: Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i lig sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika