Rikthehen në punë zyrtarët e MINT-it të dyshuar për keqpërdorim detyre

Mbrojtjen që ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari u ka bërë dy të zyrtarëve të MINTI-t, që u arrestuan muaj më parë nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore ka vazhduar edhe në praktikë. Hajdari i ka lënë të dy drejtorët në pozitat e tyre, pa marrë ndonjë masë disiplinore ndaj tyre. Njohësit e drejtësisë thonë se duhet bërë vlerësimi nëse të njëjtit mund të ndikojnë në hetime

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Drejtori i Departamentit për rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, Hafiz Gara dhe Drejtori i Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica gjatë muajit gusht u arrestuan nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.

Por, megjithatë kjo nuk i ka penguar ministrisë, meqë të njëjtit pas lirimit nga paraburgimit kanë vazhduar punën e tyre normalisht në këto pozita, ndonëse dyshohen për keqpërdorimin e tyre.

MINTI ka konfirmuar për Dukagjinin se dy Gara dhe Lipovica po vazhdojnë punën normalisht, por nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë çështje.

“Të dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët  kanë qenë të arrestuar, e të cilët janë liruar nga paraburgimi, janë duke vazhduar të njëjtit të dalin në punë”.

Megjithatë një veprim i tillë, nga ana e avokatit Florim Shefqeti shihet si e gabuar, pasi që, sipas tij, kjo mund të ndikojë në hetime.

Ai thotë se ministria do të duhej të formonte një komision disiplinor për ta trajtuar këtë çështje.

“Nga aspekti parimor në të gjitha rastet kur secili i dyshuar që lidhet apo dyshohet se veprën penale e ka kryer gjatë detyrave të punës, gjatë marrëdhënies së punës duhet të vlersohet fakti vendimtar se sa ka mundësi, që ai i dyshuar të ketë ndikim në procesin e rregullt të hetimeve. Dhe me gjitha këto raste kur ka dyshime që mund të ketë ndikim ose të bëjë ndonjë lloj të pengimit të hetimeve, të rregullta atëherë vlerësojmë se do duhej të bëhej suspendimi”, ka thënë Shefqeti.

Por, nga lëvizja FOL thonë se meqë Gjykata e Apelit ka liruar të njëjtit nga masa e parburgimit, atëherë vlen parimi i prezumimit të pafajësisë, derisa shtojnë se të njëjtit duhet të suspendohen në momentin që prokuroria ngrit aktakuzë.

“Nëse veç fillojmë me ngritje të aktakuzës dhe hetime të reja penale pa dyshim që suspendimi i tyre i përkohshëm nga pozita e punës që ata e ushtrojnë është i domosdoshëm ashtu thonë edhe ligjet në fuqi  dhe presim që një gjë e tillë të bëhet në praktikë”, ka deklaruar Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

Hafiz Gara e Irfan Lipovica, u arrestuan pas një bastisje disa orëshe nga policia e prokuroria, nën dyshimet se në kundërshtim me procedurat ligjore, një sasi e madhe e miellit dhe vajit është paguar pa u pranuar produktet.

Për këtë në pranga u vu edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i cili është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Ministrja Rozeta Hajdari e kryeministri Albin Kurti, u kanë dalë në mbrojtje të arrestuarve, duke hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika