FSK në stërvitje ndërkombëtare në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pjestarë të FSK-së do të marrin pjesë në një ushtrim në Gjermani, i cili do të relizohet për të zhvilluar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.

Të ditur e ka bërë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes rrjetit social Facebook. Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Pjesëtarë të FSK-së

Ushtrimi i mbajtur në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë është i dizajnuar të stimuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara.

Në këto asete përfshihen asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit e të tjerë, bëhet e ditur në njoftim.

Armend Mehaj në njoftim ka shtuar se ushtrimi relizohet për të zhvilluar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s, me vendet partnere dhe aftësitë kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika