Problemet me ujin e Badovcit shkaqe natyrale, qytetarët gjejnë alternativa të tjera

Me bidonë të shumtë, banorë të Lagjes së Muhaxherëve po vijnë për tu furnizuar me ujë tek ajo që njihet si “Qeshmja e Matiqanit”.

Prapa kamerave, njëri ndër ta i tregoi televizionit se nuk mund të përballonte të blinte ujë aq sa i nevojitej, e për rrjedhojë, bidonët po i mbush tek ky rubinet.

Përderisa ata ishin njoftuar nga KRU Prishtina e IKSHPK se uji në venbanimet e tyre  nuk rekomandohej për pije e gatim, shumë të tjerë nuk ishin në dijeni.

“Jojo hiq, deri tani që iu takova juve se nuk kam dëgjuar”, ka thënë qytetari i parë.

“Jena tu e përdor çdo ditë. Neve nuk na ka ëajmëruar askush për me ndërpre. Tash na duhet me ble ujë”, ka thënë qytetari i dytë.

“Nuk ka vend për panik mirëpo secili nga ne duhet ti përfillim këshillat e IKSHPKsë. Rritja e manganit e nivelit të tij në liqenin e Badovcit është një dukuri natyrore e cila ndodhë kur temperaturat gjatë natës janë shumë të ftofta e gjatë ditës më të nxehta. Është situatë që do tejkalohet shpejt”, ka thënë Arjeta Mjeku.

Siç ka njoftuar IKSHPK, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, është realizuar furnizimi i QKUK-së përmes alternatives Shkabaj-Batllavë.

Gjatë ditës, për zonat e prekura nga rekomandimi për mos-pirje, kompania ka siguruar furnizimin me ujë për banorët përmes autobotëve të ujit, ku fillimisht një i tillë është vendosur në Graçanicë.

Një i tillë, KRU Prishtinës gjatë ditës i është vënë në dispozicion edhe nga KEK-u, që është vendosur fillimisht në rrugën Muharrem Fejza.

Deri në njoftimin e radhës, IKSHPK ka deklaruar se uji nuk rekomandohet per pije dhe per gatim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika