(Video)Big Brother VIP Kosova 2 thyen çdo rekord shikueshmërie që nga nata e parë

Sonte do të mbahet Prime i dytë i spektaklit më të madh televiziv, Big Brother Vip Kosova 2.

Gazetari përgjegjës i Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, ka njoftuar se ky format ka thyer çdo rekord shikueshmërie që nga nata e parë të premten e javës së kaluar kur ka filluar, por ka vazhduar edhe në ditët në vijim deri më sot.

Vetëm në natën Prime të së premtes, në kanalet e Youtube të Klan Kosovës dhe të Big Brother Vip Kosova janë shënuar afro 800 mijë klikime vetëm gjatë asaj nate.

400 mijë klikime janë shënuar në kanalin zyrtar të Big Brother Vip Kosova, ndërkaq mbi 350 mijë klikime janë shënuar në kanalin zyrtar të Klan Kosovës. Nata Prime është transmetuar në të dy kanalet direkt.

Shikueshmëri rekorde është shënuar edhe vikendit, kësisoj të shtunën dhe të dielën, është kaluar shifra prej 20 milionë klikime, duke përfshirë të gjitha platformat e transmetimit.

Edhe në këtë sezon ka pasur fytyra më të spikatura dhe më të pëlqyera nga audienca, deri tani vëmendje të madhe ka marrë Gani Gërmia dhe Edona James, raporton KlanKosova.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika