AP: BE-ja do të rrisë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre

BE-ja është e vendosur të rrisë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre duke kërkuar një shtytje të madhe për të detyruar ata t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e dekadave, shkruan AP

“Bashkimi Evropian është i vendosur të rrisë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre duke kërkuar nga liderët e tre vendeve anëtare, zyrtarët e lartë për të bërë një shtytje të madhe për të detyruar ata t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e dekadave”.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”, pak para takimeve të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

AP shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojnë takime veçmas me krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

I pari që do të nis këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00

“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Peter Stano.

Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.

Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presim që të dyja palët që të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa si dhe të angazhohen për shtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë”, është shprehur Stano.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika