Prokuroria Speciale e konfirmon, por s’jep detaje për bastisjet në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Thaçit 

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka konfirmuar se janë kryer bastisje në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka. Ata janë përgjigjur për këtë lajm, por nuk kanë ofruar detaje të mëtejshme në lidhje me rastin

Shala e Smaka cak i bastisjeve të Speciales

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka.

Në një përgjigje për Dukagjinin, ata kanë konfirmuar, por nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Prokuroria e Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, Shala dhe Smaka kanë qenë cak i bastisjeve të Speciales.

Bastisjet ndaj Shalës i ka konfirmuar vetë avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Ndërkaq, nga shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, Dukagjini ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Foto nga shtëpia e Bashkim Smakës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika