Ylber Ramadani “nën llupën” e gjigantit italian: Drejtori sportiv e ka vëzhguar nga afër në dy ndeshje

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është duke monitoruar personalisht mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani

Ylber Ramadani po shkëlqen në sezonin e tij debutues në Serie A, me fanellën e Lecces. Ai po konsiderohet si një nga futbollistët kryesor të skuadrës.

Paraqitjet e mrekullueshme të Ramadanit nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili po vëzhgon situatën e mesfushorit.

Sipas mediumit lokal “pianetalecce.it”, Ausilio e ka përcjellë nga afër në ndeshjen ndaj Monzas, takim në të cilin ish-futbollisti i Aberdeen pati performancë të jashtëzakonshme.

Përveç ndeshjes me Monzan, 48-vjeçari e ka vëzhguar edhe në përballjen mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Por, në këtë sfidë Ramadani ishte inkuadruar në fushë vetëm në minutën e 91-të, kur u zëvendësua me mesfushorin e Interit, Kristjan Asllani.

Teksa, i pyetur mbrëmë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini nëse ka pasur ndonjë ofertë konkrete, Ramadani tha se për momentin është i fokusuar te Lecce.

“Për momentin jam i fokusuar këtu. Por, unë gjithmonë dëshiroj që të arrij akoma më lart. Synimi im është të arrij akoma më shumë. Profa më njeh më mirë se të gjithë aty, po e them këtë sepse kam punuar me të, unë kam thënë gjithmonë se do të arrij në një skuadër të madhe evropiane dhe do të arrij vetëm ta kemi shëndetin dhe të jemi shëndosh e mirë,” tha ai.

27-vjeçari gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 11 paraqitje në të gjitha garat me Leccen. Skuadër në të cilën u transferua nga Abeerden gjatë kësaj vere, për shumën e 1.20 milionë eurove.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika