Përleshja fizike në Kuvend: Përjashtohen 6 deputetë mbështetës të Sali Berishës

Në Kuvendin e Shqipërisë, në datën 30 tetor, pati përleshje fizike ndërmjet deputetëve. Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin e 6 deputetëve opozitarë që mbështesin Sali Berishën nga Kuvendi për 10 ditë, ndërsa një deputet tjetër u përjashtua për 3 ditë.

Përleshja fizike në Kuvend: Përjashtohen 6 deputetë mbështetës të Sali Berishës

Në Parlamentin e Shqipërisë të hënën e 30 tetorit pati përleshje fizike, ku opozita shqiptare ka zgjedhur rrugën e bojkotit në Kuvend.

E për këtë Komisioni i Etikës një ditë më pas ka vendosur të bëjë përjashtimin e disa deputetëve të opozitës që mbështesin Sali Berishës.

Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë. Ndërkaq, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u përjashtua për 3 ditë.

Edhe në mbledhja e sekretariatit – ku u përjashtuan 6 nga 7 deputetët e Partisë Demokratike – është shoqëruar me debate të shumta pasditen e së martës, gjersa deputetët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

E deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një moment përpara se të bojkotonte mbledhje ka shkulur mikrofonat e kryetares Klotilda Bushka që e ka detyruar këtë të fundit të ndërpresë përkohësisht mbledhjen, shkruan “Euronews Albania”.

Të hënën, seanca plenare nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grusht deputetin e partisë Socialiste, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika