Pas bastisjes së banesës së tij, flet ish-këshilltari i Thaçit: Ata vijnë për t’i frikësuar qytetarët

Pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, ish-këshilltari i Thaçit Artan Behrami ka thënë se qëllimi i tyre është t'i frikësojnë qytetarët, duke shtuar se Dhomat e Specializuara në Hagë më shumë “po investojnë në propagandë se sa në vënie të drejtësisë”

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

“Ata nuk vijnë për të marrë diçka por për të tërhequr vëmendje mediale dhe për të ndjellë frikë. Por ne nuk jemi frikësuar as në luftë e as nga regjimi i Millosheviqit e as nuk i frikësohemi as kësaj Prokurorie”, ka thënë Behrami, duke shtuar se janë krenar me punën që kanë bërë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisin 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim tërheqjen e vëmendjes mediale.

Ish-këshilltari i Thaçit ka shtuar se Dhomat e Specializuara në Hagë më shumë “po investojnë në propagandë se sa në vënie të drejtësisë”.

“Dhomat e Specializuara në Hagë më shumë po investojnë në propagandë se sa në vënie të drejtësisë. Nuk dua të hy në detaje se çfarë janë konfiskuar por të gjithë qytetarët e Kosovës janë cak i bastisjeve por dua ta theksoj se nuk ka Polici që mund t’i bastis 1.8 milion banorë në Kosovë e as nuk ka prokurorë për të shkruar shkresa për këta banorë”, ka shtuar ai.

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka bastisur sot banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami.

Lexo dhe: Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala, Bashkim Smaka dhe Artan Behrami.

Në një përgjigje për Dukagjinin, ata kanë konfirmuar, por nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.

Lexo dhe: Prokuroria Speciale i konfirmon bastisjet e fundit në Kosovë

“Faleminderit për komunikimin tuaj. Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë që dje (e hënë) janë bastisur shtëpitë edhe të dy ish-këshilltarëve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika