Dosja e Prokurorisë për përleshjen fizike në Kuvend, flet Gëzim Shala nga IKD-ja

Gëzim Shala nga IKD-ja, për dosjen e Prokurorisë për përleshjen fizike në Kuvend, ka thënë se tashmë kanë një aktakuzë për të cilën kanë raportuar

Gëzim Shala nga IKD në një lidhje direkte në emisionin "Rreth e Rrotull" në RTV Dukagjini, më 01.11.2023

Gëzim Shala nga IKD-ja, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për dosjen e Prokurorisë për përleshjen fizike në Kuvend, ka thënë se tashmë kanë një aktakuzë për të cilën kanë raportuar.

“Siç është pritur atë ditë kur ka ndodhur më 13 korrik rrahja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është ditur se kjo çështje do të jetë objekt i trajtimit nga ana e prokurorit të Shtetit dhe që tashmë kemi një aktakuzë për të cilën kemi raportuar”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se tashmë ka një aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe tre deputetëve të PDK-së.

“Aktakuza në rastin konkret e ngarkon z.Bislimi dhe z.Lushtakun me veprën penale të sulmit, z.Beqën me veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, derisa z.Haxhiu ngarkohet me veprën penale të lëndimit të lehtë trupor”, ka thënë tutje ai.

Shala ka shtuar se përtej dosjes së Prokurorisë, pamjet e rrahjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë jashtëzakonisht shqetësuese, duke shtuar se po flasin për institucionin më të lartë ligjvënës në vend.

“Është një mesazh i keq, negativ që çështjet e tyre të brendshme duhen të trajtohen pastaj nëpër procedura penale nga ana e Prokurorit të Shtetit”, ka shtuar Shala nga IKD-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika