Rrëfim: Djali të vetmit të mbijetuar të masakrës së 7 majit në Gjakovë ka refuzuar Belgjikën për Kosovën

"Për mua ka qenë normale me e zgjedh Kosovën, sepse e ndjej vetën nga këtu edhe pse kam lindur në Belgjikë".

Leart Binaku dhe Agron Binaku

Nga babai i tij po ndëgjon këshilla që shtojnë dashurinë për atdheun.

Në fakt, kjo është vetëm një nga dhjetëra biseda që ngjallin plagë të së kaluarës, e shtojnë motivim për të ardhmen.

Futbollisti Leart Binaku, është djali i Agron Binakut, të vetmit të mbijetuar të masakrës së 7 majit të vitit 1999 në Gjakovë.

Binaku e ka refuzuar kombëtaren e Belgjikës, për ta veshur fanellën e Kosovës dhe për RTV Dukagjinin ai ka rrëfyer shumëçka.

“Për mua ka qenë normale me e zgjedh Kosovën, sepse e ndjej vetën nga këtu edhe pse kam lindur në Belgjikë. Disa arsye pse e kam zgjedhur Kosovën kanë qenë se mua më është vrarë gjyshi për Kosovën, më ka luftu baba për Kosovën dhe sot jam shumë krenar me e zgjedh Kosovën”.

Learti është falenderues prindërve për sakrificat që kanë bërë për të, teksa mban tatuazhet që përkojnë me datën e lindjes dhe vdekjes së gjyshit të tij, i cili u vra po më 7 maj.

“Suksesin ja dedikoj prindërve të mi, sepse e dinë çka kanë hekur që unë të jem këtu. Pa ta nuk do të ishte e mundur të isha këtu”, tha ai ndër të tjera.

Binakaj i ftoi të gjithë bashkëmoshatarët e tij që ta kenë Kosovën zgjedhje të parë dhe ka ëndrra të mëdha me Dardanët.

“Me e zgjedh Kosovën kish me qenë mirë, me ec përpara, sepse ka shumë talenta. Është derdhur gjak për këtë vend. Për mua është ëndërr që ta fitoj Botërorin ose Evropianin me Kombëtare”.

Gëzim më të madh se kur e zgjodhi të luaj për Kosovën, babai i tij Agroni tha se ka pasur vetëm në ditën e lindjes së të birit.

“Ndjenjë më të mirë nuk kam pasur ndonjëherë, vetëm kur ka lindur. Tash është kjo ndjenja më e mirë. I tregoj shumë për luftën, për gjyshin e vet që është vra për këtë vend”.

Ai ndihet krenar me Leartin dhe do e përkrah në çdo të hap të jetës dhe karrierës.
“Jam krenar që jam djalë, sidomos tani që e ka zgjedhur për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, sepse ka pasur ofertë të luaj edhe për Belgjikën”.

Rrëfimi i tyre vazhdon edhe prapa kamerës së TV Dukagjinit, me një emër që përsëritet shpesh: KOSOVA.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika