Specialja për bastisjet e fundit në Kosovë: Po bëhen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), për bastisjet e fundit në Kosovë, përmes një njoftimi ka thënë se ato po bëhen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Gjatë kësaj jave janë kryer bastisje në Kosovë ndaj ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

ZPS në një njoftim për media ka thënë se operacionet në Kosovë janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave janë kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, të Bashkim Smakajt dhe të Blerim Shalës, të tre ish-këshilltarë të Thaçit. Specialja ka bastisur edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

“Ata nuk vijnë për të marrë diçka por për të tërhequr vëmendje mediale dhe për të ndjellë frikë. Por ne nuk jemi frikësuar as në luftë e as nga regjimi i Millosheviqit e as nuk i frikësohemi as kësaj Prokurorie”, ka thënë Behrami, duke shtuar se janë krenarë me punën që kanë bërë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ndërsa, familjarët e Bashkim Smakajt, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, janë shprehur të habitur dhe të shqetësuar pas bastisjes së shtëpisë së tyre nga Gjykata Speciale.

Një prej familjarëve ka treguar se nuk e kanë pritur këtë bastisje dhe nuk e dinë arsyen e saktë të saj, duke theksuar se kanë dëgjuar për bastisjet në mediat, por nuk kanë pasur informacione të detajuara mbi arsyet e kësaj bastisjeje.

“Ne nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje…Deshëm të shkojmë me shiku se çka po bëhet, me i ditë arsyet pse, nuk mundemi me hy deri të dalin policia… Zoti Smakaj më ka axhë, unë djalë të vëllait e kam… Nuk besoj që kemi, nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, ka deklaruar Hetem Smakaj, axha i Bashkim Smakajt.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika