Haxhiu: Drejtësia për Astritin duhet të ndodhë pa u vonuar, provat ekzistojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se drejtësia për Astritin duhet të ndodhë dhe nuk mund të vonohet më gjatë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Edhe pas shtatë vitesh nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehar, i cili vdiq në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, ende nuk është dhënë përgjegjësi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se drejtësia për Astritin duhet të ndodhë dhe nuk mund të vonohet më gjatë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se “provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast”.

Ajo pretendon se hetime të ndryshme janë zhvilluar, sikurse edhe përpjekjet për ta “fshehur këtë krim”.

“Krimi ndaj Astrit Deharit, përfshinë një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk dha përgjegjësi. I paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, për 68 ditë në burg, Astrit Dehari nuk u mor asnjëherë në pyetje.  Në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor, Astrit Dehari u vra në rrethana të sqaruara nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, por të pa sqaruara nga aturoritetet e drejtësisë”, shkroi ajo.

Haxhiu thekson se  një sërë anomalish institucionale vërehen menjëherë pas gjetjes së trupit të Astrit Deharit.

“Që nga vonesa e ndihmës mjekësore, tek nxitimi i deklarimeve të Kryepolicit të rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, e po ashtu Kryeprokurorit i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Njëri konstatonte se Astriti vdiq nga mbi doza e medikamenteve, kurse tjetri e cilësoi si vetëvrasje ende pa nisur asnjë hetim”.

Ajo potencon se Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj dhe se i mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi “ende të errësuar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika