Rasti Dehari, avokati Gashi kërkon të jetë i pranishëm kur të intervistohet ministrja Haxhiu

Avokati, Tomë Gashi, ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me rastin Dehari

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi, i është drejtuar me një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga e cila ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prokurori i rastit ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, duke bërë rikonstuimin e vendit të vdekjes së Deharit, si dhe marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.

“Prokuroria në lufte me të vërteten ! Tani kërkon të marrë në pyetje Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu e cila qe 7 vite kërkon vetëm drejtesi për vrasjen e Astrit Deharit.
Prokuroria ka kryer shume veprime pa prezencen time, ka bërë rikonstuimin e vendit të vrasjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, ka marrë në pyetje deputetin Haki Abazi. Tani te shofim Prokuroria si do ti pergjigjet kësaj kerkese..”, ka shkruar Gashi.

May be an image of ticket stub and text

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika