Aktakuzë ndaj shtatë personave për “kultivimin e mbi 100 kilogramëve narkotikë”

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për aktivitete të paligjshme në lidhje me narkotikë. Ata akuzohen se në periudhën nga maji deri në shtatorin e vitit 2022, kanë kultivuar rreth 100 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, nën dyshimin se në periudhën maj-shtator 2022, kanë kultivuar rreth 100 kilogramë marihuanë dhe se njëri prej tyre ka poseduar edhe rreth gjysmë kilogrami kokainë.

G.J, E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z. akuzohen për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, marihuana ishte e gatshme për shitje.

Në Njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se 177 bimë të tjera janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit.

I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qëllim të shitjes, ka poseduar rreth gjysmë kilogrami kokainë, të ndara në katër qese.

Kurse, i pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë.

Ndërsa, të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika