Hovenier thekson sërish: Me urgjencë të ecet drejt formimit të Asociacionit

"Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para", ka deklaruar Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar sërish se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier theksoi se draft-statuti i BE-së përmbush pritjet e ShBA-së se nuk është krahinë autonome brenda Kosovës dhe se është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë Hovenier.

Ndryshe, dje Hovenier në një deklaratë para mediave ka thënë se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Hovenier ka thënë para mediave se, megjithatë, fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika