Haradinaj e quan të varfër projektbuxhetin për vitin 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur buxhet të varfërisë dhe zhgënjimit, buxhetin e vitit 2024, teksa kritikuan edhe përqindjen për investimet kapitale

Në tryezën e mbajtur nga Grupi Parlamentar i AAK-së, me temë “Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024”, u tha se ka shumë institucione që nuk kanë përfituar rritje të buxhetit, që sipas tyre, është në dëm të shtetit.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se projektbuxheti për vitin e ardhshëm nuk është zhvillimor, por stagnues. Ai shtoi se ky buxhet është i varfërimit dhe assesi i rritjes ekonomike.

Haradinaj ka theksuar se buxheti për vitin e ardhshëm nuk përbën zhvillim ekonomik, por varfëri e stagnim.

“Projektbuxheti me parametrat nuk është zhvillimor, por stagnues. Rritja minimale praktikisht është shkurtim i buxhetit, marr parasysh inflacionin që është dhe që do të vijë. Rritja e koeficientit për vitin e ardhshëm nuk është rritje dhe investimet kapitale nuk mundësojnë ndonjë zhvillim ekonomik”, ka theksuar Haradinaj.

Tutje, ai ka shtuar se rritjen e koeficientit e konsideroi të vogël krahasuar me inflacionin.

Tutje, Haradinaj ka bërë të ditur se “asnjë nga projektet infrastrukturore nuk janë realizuar këtë vit, por janë bartur për vitin e ardhshëm. Fondi i transferove sociale është zvogëluar për 12 për qind që do të thotë se nuk do të ketë rritje për familjet sociale. Ky buxhet është buxhet i varfërisë dhe i stagnimit”.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika