Komuna e Prishtinës njofton për pastrimin e qytetit

Pas një kaosi mbeturinash në mëngjesin e 24 majit, Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për pastrimin e qytetit nga grumbujt e mbeturinave

Kontejnerët e mbushur me mbeturina në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka thënë se NP “Pastrimi” është tashmë në terren dhe se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka thënë se ka gjetur një zgjidhje mbi pakënaqësitë e qytetarëve ndaj grumbullimit të mbeturinave.

Të enjten e 24 majit, kontejnerët e mbeturinave kanë qenë të stërmbushur në rrugët e Prishtinës, për shkak të mosmbledhjes së tyre. Kjo, sepse sipas kompanisë “Pastrimi”, nuk kishin hapësirë se ku t’i zbraznin kamionët për shkak të mbylljes së Deponisë së Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash.

Një reagim kishte ardhur mëngjesin e sotëm edhe nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëjë zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, kishte shkruar ai në Twitter.

Nis pastrimi i kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina në Prishtinë

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika