Garda Kombëtare e Iowa-s uron studentët e UP-së që fituan garën për siguri kibernetike

Ekipi i studentëve i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'', javë më parë ka fituar garën për siguri kibernetike. Ata janë renditur në vendin e parë, duke lënë prapa një ekip nga SHBA-ja

Ilustrim

Ekipi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, javë më parë ka fituar garën për siguri kibernetike.

Kjo garë ishte pjesë e bashkëpunimit të Kosovës me Iowa-në, SHBA, gjegjësisht i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare Ajrore nga Iowa.

Ekipi i studentëve të FIEK-ut me emërtimin garues “Runtime TERROR” është renditur në vendin e parë, duke lënë prapa një ekip nga SHBA-ja për gati 120 pikë.

Një ekip tjetër i studentëve nga FIEK-u me emërtimin “It’s not a bug, it’s a feature”, është renditur në vendin e tretë të kompeticionit.

Garda Kombëtare e Iowa-së, ka përgëzuar studentët e UP-së.

“Për të mbyllur një javë plot aktivitete me partnerët tanë shtetërorë në Kosovë, ne duam të japim një urim Universitetit të Prishtinës për përfundimin në vendin e parë në konkursin e parë ndërkombëtar kibernetik të Universitetit Shtetëror të Iowa–s’’, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

“Skuadra e 168-të e Operacioneve të Hapësirës Kibernetike të Krahut 132d, u bashkua me Forcën e Sigurisë së Kosovës për të ftuar disa institucione arsimore, duke përfshirë Universitetin e Prishtinës , të marrin pjesë virtualisht nga Kosova. Faleminderit ISU -së, FSK -së dhe avionëve tanë për të gjithë punën e tyre për ta bërë këtë një ngjarje madhështore”, thuhet tutje.

Garda Kombëtare e Iowas, e ka vlerësuar lartë FSK-në

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika