Përjashtohen 4 deputetë të PD-së në Shqipëri për shkak të “kaosit në Kuvend”

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e opozitës Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi

Ndezja e flakës në Kuvendin e Shqipërisë

Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për deputetët e PD-së: Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë, për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë.

Masa për deputetët është marrë nga Sekretariati i Etikës pas incidenteve të shkaktuara në seancën e të hënës. Në atë seancë ishte parashikuar votimi i buxhetit për 2024, ndërsa deputetët e opozitës ndezën mjete që shpërndanin tym.

Ndërkohë që një flakadan shkaktoi nisjen e flakës në parlament, seanca u mbyll me miratimin në parim të buxhetit për vitin 2024.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika