Shkumbin Istrefi flet për rolin si prind: Pa qenë intelektual, s’mundesh me qenë babë

Aktori, Shkumbin Istrefi, i ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka kujtuar momentet nga prejardhja e tij dhe ka folur për prindërimin e dy fëmijëve.

“Pa qenë intelektuar, s’mundesh me kon babë”, ka thënë Istrefi, teksa tregon se është baba i dy fëmijëve.

“Mjellma është e talentuar shumë dhe gjithmonë ka pasë prirje për këtë profesion. Ajo ka përfunduar studimet në Romë, për film. Dhe po punon, mirëpo, sipas përvojës personale me këtë profesion nuk mundesh me bë kumedit çka. Por, në fund, mundesh me i sugjeru, por jo në fund duhet me lonë me vendosë vet. Ndërsa djali po merret me basketboll, është krejtsisht fushë tjetër”, ka thënë Istrefi.

Prejardhja e familjes së Istrefit rrjedh prej Veleshtës së Strugës, ndërsa nëna e tij është nga Banja e Pejës. Por, që jetojnë në Kosovë.

Teksa ka diskutuar për prejardhjen e tij, ai ka shtuar se “Veleshta gjithmonë kanë qenë patriota dhe janë pak më shumë gjaknxehtë, por që kryesisht janë njerëz të mirë dhe janë në dialektin gegë, pavarësisht që ka fshata të bashkangjitur me dialektin toskë”.

Ndryshe, studimet e aktrimit Istrefi i kreu në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e aktorit Enver Petrovci dhe diplomoi ne vitin 1994.

Ka luajtur në shumë shfaqje në teatrin “Dodona” dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Më 15 korrik 2011, si aktor, i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ndryshe, Shkumbin Istrefi njihet nga roli i “Fekës” te seriali vendor “Kafeneja jonë”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika