Arrestohet një i dyshuar, kontrabandonte mallra nga Serbia në Kosovë

Policia dhe Dogana e Kosovës në një aksion të përbashkët kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, ku ka arrestuar një të dyshuar, i cili me traktor ka kontrabanduar sifone (mbledhës uji) dhe fontana (rezervuar uji) nga Serbia në Kosovë

Pamje nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë arritur të parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra, si rezultat i masave të përforcuara për intensifikimin e kontrolleve taktike dhe operacionale në terren.

Këtë të mërkurë, njësitet e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë vepruar në bazë të informacioneve zyrtare për dyshimet se po kryhej kontrabandë e mallrave përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.

Veprimet hetimore dhe operative janë ndërmarrë menjëherë, duke rezultuar në ndalimin e një mjeti të dyshuar, një traktor me rimorkio të improvizuar, që po lëvizte nga fshati Tërnoc në Bujanoc të Serbisë, përmes rrugëve malore që lidhen me fshatin Hodonoc në Kamenicë të Kosovës.

Në momentin e ndalimit, njësitet kompetente policore kanë identifikuar një mashkull kosovar me iniciale L.I. në mjetin e përmendur.

“Me datë 29.11.23, njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellë mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative, me ç’rast është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të mjeteve, është zbuluar se ky person transportonte mallra pa dokumentacionin e nevojshëm.

Mallrat e sekuestruara përfshijnë 330 sifona mbledhës uji dhe 36 fontana rezervuare uji për guacë të banjos.

“Pas ndalimit nga njësitet kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I., ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat, për të cilat, i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës e që janë si në vijim:  330 sifona (mbledhëse uji), 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika