Shtërpcë – Pagoi rrymën me 500 monedha me nga 2 euro false, rasti nën hetime

Një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara

Foto e postuar nga Policia e Kosoves

Të enjten e 30 nëntorit, një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Shtërpcë 30.11.2023 – 13:50. Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kujtojmë se 2 eurot false tashmë kanë arritur të shkaktojnë probleme te qytetarët, por njëkohësisht edhe te bizneset e ndryshme.

Këto monedha nuk po i pranojnë të dyja palët.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika