Ndahen 5 milionë euro për familjet me asistencë sociale, Mustafa: Vërehet ngathtësia e kësaj Qeverie

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për të ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse për familjet përfituese të asistencës sociale.

Sipas Mustafës, Qeveria i ka braktisur këto familje, “në këtë kohë të krizës së rritjes së çmimeve, duke mos bërë asnjë rritje të shumës së përfitimit social për ato familje”.

Ai ka thënë se edhe në këtë rast vërehet “ngathtësia e kësaj Qeverie” për t’iu përgjigjur me kohë nevojave të qytetarëve.

“Dihet mirëfilli se drunjtë për ngrohje blihen më herët, kur kushtet atmosferike janë më të mira, dhe jo në këtë kohë kur familjet e varfra ka javë që po sfidohen me temperaturat e ulëta në shtëpitë e tyre dhe kushtet për t’i përgatitur drunjtë për ngrohje tani janë shumë më të vështira”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, Qeveria është përcaktuar ta përfundojë mandatin me “harrnime” të tilla të përkohshme dhe të mos ofrojë asnjë zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të stinës së dimrit.

Lexo dhe: Qeveria ndan 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse, për familjet përfituese të asistencës sociale

Murati ka thënë se 120 euro do të ndahen për familje, e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes.

Ai ka thënë se kjo masë vlen vetëm njëherë dhe vlera totale është 5 milionë euro.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika