Hoti: Sipas Konjufcës, Qeveria s’është dashur ta pranojë draftin e Asociacionit, por e pranoi – çfarë po ndodh?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili e vlerësoi si të gabuar dorëzimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e BE-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili e vlerësoi si të gabuar dorëzimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e BE-së.

Hoti shkroi në Facebook se “kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë”.

Por, ai shton se “Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi se, duke qenë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës të përgatisë draftin e statutit të Asociacionit, atëherë BE-ja nuk është dashur t’i dorëzoj Qeverisë së Kosovës kurrfarë drafti. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë. Por, Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”, shkroi Hoti.

“Çfarë po ndodh?! Çfarë lidershipi është ky?!”, ka pyetur ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika