Pacolli paralajmëron analistin nga Shqipëria: Do të punoj t’ju sjell para përgjegjësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj analistit nga Shqipëria, Arjan Curri, duke i thënë se i njëjti ka bërë shpifje dhe gënjeshtra ndaj tij dhe familjes së tij

Pas vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë, u fol shumë në media në lidhje me këtë rast.

Në Shqipëri, analisti Arjan Curri e kishte lakuar emrin e Behgjet Pacollit teksa fliste për ngjarjen e rëndë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pacolli, i ka thënë analistit shqiptar, Arjan Curri, se ka bërë shpifje dhe gënjeshtra ndaj tij dhe familjes së tij.

“Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese”, ka shkruar Pacolli.

Deputeti ka thënë se ka një familje me tradita të forta dhe se “do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika