Serbi: Përfundon zyrtarisht votimi, në disa qendra votimi ka ende radhë

Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbyllur zyrtarisht në orën 20:00. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë garuar me dy lista të ndara, duke mos arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët. Pragu për hyrjen në parlamentin serb prej 250 ulësesh është tre për qind

Në orën 20:00 edhe zyrtarisht janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Në disa vende votimi vazhdon ende, kushdo që ka ndodhur në një qendër votimi mund të shfrytëzojë të drejtën e tij.

Sipas rregullit, mund të votojë kushdo që ka qenë në qendrën e votimit në momentin e mbylljes së qendrës së votimit.

Ndryshe, gjithsej 18 parti dhe koalicione janë vënë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët, duke garuar me dy lista të ndara “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Pragu për të hyrë në parlamentin serb prej 250 ulësesh është tre për qind. /KP

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika