Fotografia e Agim Ademit me Morenon, “godet” Genta Cana: Është bërë në mënyrë të fshehtë

Prezantuesja e sportit, Genta Cana, e ka komentuar fotografinë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me trajnerin spanjoll, Roberto Moreno

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Cana ka thënë se sipas saj fotografia është bërë në mënyrë të fshehtë.

”Kjo fotografi po shihet qartazi që është bërë në mënyrë të fshehtë. Po shihet edhe këndi nga është marrë. Joprofesionale aspak, kjo ka qenë për mendimin tim gjithmonë, vetëm njëllojë marketingu që ne po punojmë në atë drejtim. Asgjë më shumë nuk paraqet kjo fotografi. Po shihet qartazi që pa dëshirën e Morenos është bërë fotografia, nga Bajram Shala në këtë rast,” tha ajo.

Roberto Moreno ishte parë si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Mirëpo, para pak ditësh është emëruar trajner i skuadrës ruse, Sochi.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika