OBSH: Popullsia e Gazës është në rrezik të madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka dërguar furnizime në dy spitale të martën - një në veri dhe një në jug

Palestinezët me nacionalitete të dyfishta presin të kalojnë pikën kufitare Rafah me Egjiptin, Rripin jugor të Gazës, 16 tetor 2023. EFE/EPA/HAITHAM IMAD

Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta.

OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit.

Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në Gazë dhe që po rrezikon aftësinë e punëtorëve humanitarë për të ndihmuar personat që kanë plagë të tmerrshme, të ndihmojnë në lehtësimin e urisë akute dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të rënda”.

Përmes një deklarate, OBSH-ja tha se stafi i saj të martën ka raportuar se nevoja për ushqim “vazhdon të jetë akute” në mbarë Rripin e Gazës, ndërkaq “njerëzit e uritur sërish kanë ndaluar autokolonat sot me shpresën se do të gjenin ushqime”.

“Aftësia e OBSH-së për të dërguar furnizime shëndetësore, karburante për spitalet po vështirësohet gjithnjë e më shumë për shkak të urisë dhe dëshpërimit të njerëzve që shohim rrugës për në spitale dhe në spitalet që vizitojmë”.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me luftë shkatërruese në Gazë që deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 20.000 palestinezëve./ REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika