Kryeprokurori Isufaj pranon se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit për Radojçiqin në vitin 2021

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, por ka thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet, për shkak të hetimeve. Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Kryeprokurori, Blerim Isufaj, ka deklaruar se ai e ka dhënë pëlqimin për tërheqjen e urdhërarresit për Milan Radojçiqin në vitin 2021, ndërsa ka shtuar se arsyet e këtij veprimi janë të ndërlidhura me çështjet e hetimit dhe nuk mund të bëhen publike.

Pra, kryeprokurori Isufaj ka refuzuar të japë detaje arsyet e këtij vendimi, duke e vlerësuar si çështje të ndjeshme të hetimit.

“Pa miratimin tim nuk do kishte mundur të ndodhte, unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyet pse e kam dhënë s’mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, çështje të hetimit. Nuk mundet me ditë opinioni secilën situatë, çfarë ne bëjmë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se vendimet e Prokurorisë Speciale janë të bazuar në hetim dhe nuk duhet të ndikohen nga opinioni publik.

“Sa i përket tërheqjes së urdhërarrestit, është çështje komplet brenda Prokurorisë Speciale, dhe nuk mund të japim detaje. Ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim është tërhequr urdhërrarresti, që më pas i është rikthyer,” ka thënë kryeprokurori Isufaj në një konferencë për media.

Isufaj ka bërë të ditur se aktualisht ka urdhërarrest aktiv për Milan Radojçiqin.

“Nuk preferoj të flas për rastet që i kemi në hetim, por po, ka urdhërarrest [për Radojçiqin]. Është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale. Prokuroria Speciale ka qenë pjesë e zhvillimeve dhe hetimeve në veri, e kemi bë punën tonë”, ka deklaruar tutje ai.

Në lidhje me mosndërmarrjen e hapave për ngritjen e aktakuzës në rastin e Banjkës, kryeprokurori Isufaj ka pohuar se “Nuk mund t’na tregojë askush se kur duhet të ngritët aktakuzë. Këto janë çështje të hetimit dhe nuk mund t’i dijë askush.”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika