Reforma: 60% e dekanëve e prorektorëve s’i kanë publikuar punimet në webfaqen e UP-së

Organizata Studentore “Reforma” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit se sa nga dekanët dhe prorektorët kanë të publikuara në web faqet zyrtare të fakulteteve të tyre punimet e doktoratës (PHD), punime këto me të cilat ata fitojnë titullin profesor

EO

Organizata Studentore “Reforma” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit se sa nga dekanët dhe prorektorët kanë të publikuara në web faqet zyrtare të fakulteteve të tyre punimet e doktoratës (PHD), punime, këto, me të cilat, ata fitojnë titullin profesorë.

Sipas publikimi të kësaj organizate, nga pesë prorektorë të Universitetit të Prishtinës (UP), tre nga ta nuk i kanë të publikuara punimet e doktoratës në web-faqet zyrtare të fakulteteve e po ashtu edhe mbi 60 për qind e dekanëve nuk i kanë të publikuara këto punime.

Ismet Krasniqi, kryetar i kësaj organizatë, tha se mospublikimi i këtyre punimeve është çështje shumë shqetësueses dhe se i shton dyshimet që ato punime mund të jenë plagjiaturë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë dekanëve dhe prorektorëve që t’i publikojnë të gjitha punimet e tyre në faqen zyrtarë të UP-së deri në fund të janarit, raporton EO.

“Kjo është tejet shqetësueses për ne sepse nuk i dimë arsyet pse nuk i kanë publikuar ende këto punimet, edhe pse e kanë fituar titullin profesorë. Gjendja nuk është më e mirë as me dekanët. Nga 14 Njësi Akademike në Universitetin e Prishtinës nga Stafi Menaxherial (Dekanët), kemi 11 dekanë, të cilët nuk i kanë të publikuara punimet e tyre të doktoratës (PHD) në web faqet zyrtare të fakulteteve, kurse 3 nga dekanët e Universitetit i kanë të publikuara punimet e tyre të doktoratës në web faqet e fakulteteve. Kemi të bëjmë me një jotransparencë akademike, kemi mbi 60 për qind e dekanëve që nuk i kanë publikuar këto punime. Kjo lenë hapësirë që ne të dyshojmë pse ende nuk janë publikuar këto punime, pra a janë plagjiaturë apo arsye të tjera. Nga këtu u bëjmë thirrje që më së largu deri në fund të janarit t’i publikojnë punimet e doktoratës”, tha ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika