Haziri për Kurtin: S’ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave, koha të kërkojë falje për bllokimin 7 vjeçar

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të kërkojë falje për "bllokimin 7 vjeçar" dhe t'i tregoi qytetarëve se kur do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë meritë për liberalzimin e vizave, sipas tij, pas vonesës prej 7 vjetëve.

Haziri ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë falje për “bllokimin 7 vjeçar” dhe t’i tregoi qytetarëve se kur do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!”, ka shkruar nënkryetari i LDK-së.

Sipas tij, Vjena është “vendi më i mirë kur Kosova me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!”.

Kujtojmë që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë filluar të lëvizin pa viza drejt vendeve evropiane të zonës Schengen.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika