Paraburgimi i zëvendësohet me arrest shtëpiak të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares dhe nënës së saj

Gjykata Themelore në Gjakovë ka ndryshuar masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak për të dyshuarin që akuzohet për dhunimin e një vajze 10-vjeçare në këtë komunë vitin e kaluar

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak, të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares në që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë komunë.

Kjo gjykatë gjatë ditës njëjtë ka vendosur edhe për nënën e viktimës, meqë e njëjta dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”. Megjithëse, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte kërkuar që dy të dyshuarve tu caktohet masa e paraburgimit, gjykata vendosi masë më të butë.

“Gjykata ka refuzuar propozimin e prokurorit të shtetit për vazhdimin e masës së paraburgimit sa i përket bazës ligjore konform nenit 184 par.1 dhe 2, pika 2.5.1 të KPPK-së, për shkak të rrezikut të ikjes dhe arratisjes, ngase ky propozim është i pabazuar, sepse dihet vendbanimi i saktë i të pandehurve, si dhe dihet identifikimi i tyre, ndërsa vetëm dënueshmëria e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit nuk mjafton për vazhdimin e paraburgimit sipas kësaj pike”, thuhet në aktvendimin e Themelore, të cilës e ka siguruar Dukagjini.

Tutje sipas këtij dokumenti, është vendosur të aprovohet propozimi i mbrojtësit, të 37 vjecarit, Meshari Selimaj, me arsyetimin se është masë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së dy të dyshuarve.

Derisa, në kërkesën e prokurorisë Themlore të Gjakovës, me anë të së cilës është kërkuar masa e paraburgimit për të paktën edhe dy muaj, thuhet se i dyshuarit Y.B e ka shfrytëzuar seksualisht të miturën, dhe se kjo është mundësuar nga nëna e viktimës, e cila e ka detyruar atë të kryej mardhënie seksuale, duke e detyruar edhe të përdorë substanca narkotike.

Në tetor të vitit të kaluar, Policia kishte arrestuar të dy këta, pasi rasti ishte denonuar në institucionet e drejtësisë nga halla e viktimës, meqë prindërit e saj ishin të divorcuar.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika