CNN: Piramida e Tiranës ndër projektet arkitekturore më të mira të vitit

“Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, kështu e nis artikullin media prestigjoze CNN kushtuar Piramidës së Tiranës.

CNN ka shkruar se Piramida është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më nga spektakolarët të vitit përmes listës vjetore “ Works of Wonder” ose “WOW”.

Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projektet e reja, më të jashtëzakonshmet në mbarë globin, ku në listën e këtij viti përfshihen objekte nga pesë kontinente të ndryshme.

Ato përfshijnë një pishinë publike të rindërtuar dhe shndëruar në një qendër kulturore në Lagos, Nigeri; hapësirat ekspozuese lundruese të xhamit në Hiroshima, Japoni; një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë e hapur në Mazatlán, Meksikë; dhe vendi i koncerteve me panele sferike LED në Las Vegas.

Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD ka shpjeguar për CNN arsyet pse është zgjedhur dhe Piramida e Tiranës si pjesë e listës WOW.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, deklaroi Sam Cochran.

Lajmi është shpërndarë në rrjete sociale dhe nga kryeministri Rama.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika