ShBA: Nuk duam konflikt me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk dëshiron një konflikt me Iranin, edhe pse ka kryer sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, të mbështetur nga Teherani. Këto sulme janë një përgjigje për të ndaluar sulmet e rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Fotografi nga arkivi.

Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, që mbështeten nga Teherani si masë për t’i ndaluar sulmet e rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq, tha Shtëpia e Bardhë më 12 janar.

“Ne nuk dëshirojmë konflikt me Iranin. Nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë situatën dhe nuk ka asnjë arsye për përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne e dimë që Irani mbështet [rebelët] Huthi. Ne e dimë se ata po i furnizojnë me raketa dhe dronë dhe armët e njëjta po përdoren për t’i sulmuar anijet. Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani duhet të ndalë këtë mbështetje”, tha Kirby për MSNBC.

Rebelët Huthi të premten thanë se interesat amerikane dhe britanike tani janë “caqe legjitime”, pas sulmeve ajrore dhe detare të SHBA-së dhe Britanisë ndaj rebelëve në Jemen një ditë më parë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmet ndaj rebelëve jemenas synonin që t’i jepnin fund aftësisë së tyre për t’i sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq.

Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi rebelët kundër përgjigjes.

“Dua të përsëris fjalinë e fundit të deklaratës që presidenti dha natën e kaluar, që është se ai rezervon të drejtën, dhe nuk do të hezitojë, që në të ardhmen të ndërmarrë veprime të mëtejme”, tha Kirby.

Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet që kalojnë përmes Detit të Kuq, duke thënë se sulmet janë në mbështetje të popullit palestinez, shkruan REL.

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, kur radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë.

Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite nga toka, ajri dhe deti, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 23.000 persona.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika